Osmani dhe Szunyogu bisedojnë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë
22 janar 2024
| 17:19
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka bërë të ditur se në këtë takim i pari ndërmjet tyre për këtë vit është diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë, si dhe disa tema që kanë të bëjnë me agjendën e BE-së.
Szunyog, në një postim në “X”, ka thënë se takimi me Osmanin ishte shumë i mirë.
Had a good discussion with #Kosovo's President @VjosaOsmaniPRKS during our first meeting for 2024. We discussed political and security developments, as well as several topics in the EU agenda. pic.twitter.com/8LXTLMBg25
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 22, 2024