Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

15 mars 2021 | 11:30

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioriteti numër një i qeverisë së ardhshme të Kosovës, por do të jetë në fokus.

Në një intervistë për “Faces of Democracy”, ajo ka thënë se ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe me respektim të integritetit territorial të Kosovës “Për një kohë të gjatë, problemet ditore dhe më akute të qytetarëve të Kosovës janë lënë anash, ndërsa liderët e kaluar të Kosovës janë fshehur prapa temës së dialogut duke i maskuar dështimet brenda vendit. Nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Qytetarët tanë kanë nevojë për drejtësi e punë, dhe është detyrë e jona t’u ofrojmë këtë. Dialogu me Serbinë, sigurisht, po ashtu do të jetë fokusi ynë dhe do të sigurohemi që shteti ynë të tregojë gatishmërinë për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces të rëndësishëm. Procesi duhet të konkludohet me njohje të ndërsjellë dhe me respektim të integritetit territorial të Kosovës dhe rendin kushtetues”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Armend Dallku në edicionin e kaluar e ka drejtuar…