Osmani: Diaspora duhet të trajtohet përtej remitencave

09 mars 2020 | 16:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në një takim Bordin e organizatës joqeveritare “Germin”, e cila merret me çështje të diasporës.

Kryetarja Osmani ka thënë se diaspora nuk duhet të trajtohet në nivel të remitencave dhe ndihmës familjare.

Në këtë kontekst është diskutuar edhe për potencialin që ofron diaspora, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, po ashtu edhe me ofrimin e kapaciteteve profesionale.

Ndërsa përfaqësues të kësaj organizate kanë thënë se janë të interesuar ta mbështesin punën e institucioneve të Kosovës me ekspertë nga diaspora të fushave të ndryshme.

Në këtë takim është ngre edhe çështja e të drejtës së votës së diasporës dhe përmirësimit të kornizës ligjore për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza…