Osmani diskutoi dy tema me kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin çek
01 shtator 2022
| 12:08
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin çek, Marketa Pekarova Adamova, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen e saj dhënë Kosovës.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë përgjatë presidencës çeke si dhe përkrahja e anëtarësimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike ishin temat kryesore të këtij takimi”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.