Osmani do të flasë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për agresionin e Serbisë në Banjskë
23 tetor 2023
| 16:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ajo në orën 21:00 sipas kohës tonë do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Osmani ka thënë se në këtë seancë do të flasë për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë, ku është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Do ta rikonfirmojë angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Osmani.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të diskutohet raporti për Kosovën.