Osmani: Do t’i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
26 shkurt 2020
| 13:07
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Ajo ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.
Kreyeparlamantarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.
Van Gelder është takuar sot edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.
/Epoka e re/