Osmani: Dorëheqjet e policëve serbë, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

17 gusht 2023 | 21:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i “kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme” nga Beogradi, kanë dhënë dorëheqje zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.

“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e [ish-udhëheqësit serb Sllobodan] Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.

Diplomatët ndërkombëtarë, të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës.

Në reagimin e shefit të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe të Ambasadës amerikane, megjithatë nuk u përmendën arsyet që çuan në dorëheqjen e tre policëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), Vicenzo…