Osmani: E di kush qëndron prapa sulmeve e fyerjeve që janë bërë ndaj meje
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin DPT te Fidani ka folur për ofendimet që i bëhen asaj në rrjete të ndryshme, por edhe nga politikanë e aktivistë të LDK-së, pjesë e partisë në të cilën ishte vet ajo.
Ajo thotë se e di shumë mirë si organizohen këto dhe kush fshihet prapa tyre.
“Besoj që sot qytetarët e kanë më të qartë se kurrë se a dëshirojnë ta përkrahin të njëjtën medësi politike, apo dëshirojnë të përkrahin një koncept të ndryshimit, që s’ja mbyll qytetarit derën në momentin që përfundojnë zgjedhjet. Apo dëshirojnë një koncept politik që lidhjen me qytetarin e ka të shenjtë.
Unë vetëm mund të them se niveli i fyerjeve, sulmeve e ofendimeve që kanë përdor njerëz që thirren në emër të LDK-së, që fshihen prapa faqeve të ndryshme, është deri në atë nivel të turpshëm që kur ta përgatis një ditë një kolazh, kanë me u turpëruar kur t’i lexojnë ato fjalë, se kush i ka postuar ato e kush janë njerëzit prapa tyre e ku i marrin urdhrat.
Unë të gjitha i di, dihen këta njerëz, i njoh secilin nga ta e di si organizohen e si shkruhen ato fjalë dhe më e keqja është që mburren me ato gjëra. Për fat të keq që e përdorin emrin e presidentit historik për t’i bërë ato fyerje”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje shton se të gjitha këto kanë kaluar çështjen politike, duke kaluar në dinjitet.
“Këta kanë deviju e me mbulu veprimin e vet po përdorin propagandë. Edhe unë jam vajza, gruaja e nana e dy vajzave, e nëse unë isha ulë në të njëjtën tavolinë me ata njerëz, prandaj kam thënë që kjo është çështje dinjiteti”.
“Kosova mundet me bo më mirë se kjo që e ka tash. Kosova dha shumë më shumë dhe kjo u pa më 6 tetor. Ky është vullneti im. Vullneti im është qytetari që nuk dorëzohet që 20 vjet. Të mashtuar dhe të zhgënjyer prej besimit që i është shkelur. Vullneti im është gjenerata e re që duhet të mos vuaj këto që po i vuajmë ne”, përfundoi ajo.