Osmani e falënderon Begajn për mbështetjen, kërkon ndërhyrjen e BE-së pas situatës në veri
15 gusht 2022
| 12:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mbështetjen që ai personalisht dhe Shqipëria ia kanë dhënë Kosovës.
Në konferencë të përbashkët për medie, Osmani ka folur edhe për situatën në rajon.
“Në emër të gjithë popullit u jam shumë mirënjohës për kontributin e dhënë. Mirë se vini në shtëpi”, ka thënë Osmani.
Më tutje, ajo e ka akuzuar Beogradin që e ndikuar nga Rusia dëshiron destabilizimin e rajonit.
“Shpresoj që Bashkimi Evropian (BE) të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.