Osmani e falënderon guvernatoren e Iowas për lirimin e tre policëve

26 qershor 2023 | 12:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds për lirimin e tre policëve, të cilët ishin rrëmbyer nga Serbia.

“Dua ta falënderoj ShBA-në për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia”, ka thënë Osmani në një konferencë të përbashkët për media me guvernatoren amerikane.

Po ashtu, Osmani ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët që humben jetën nga vërshimet në Pejë.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet për familjarët që humben jetën nga vërshimet në Pejë. Përkrahja dhe mbështetja duhet të vazhdojë që komuna e Pejës ta mbijetojë këtë tragjedi”, është shprehur Osmani.

Më tutje, Osmani ka folur për takimin  me guvernatoren e Iowas dhe nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se kjo dëshmon përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve në mes të  dy vendeve.

Marrëveshja, ka thënë Osmani do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji.

“Në takimin tonë diskutuam për raportet tona disavjeçare. Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dëshmuam edhe një herë përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve tona biletarale. Kjo marrëveshje do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji. Marrëveshja do t’i hapë rrugë përafrimit dhe përfitimit të qytetarëve tanë. Aleanca jonë me ShBA-në vazhdon të jetë ekzistenciale dhe populli jonë është populli më pro-amerikan. Fuqizimi ndërkombëtar i Republikës që është anëtarësimi në BE e NATO e shohim përmes partnerëve tanë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatorja e shtetit të Ajoas, Kim Reynolds, ka thënë të…