Osmani e falënderon Milanoviqin për ftesën: Kroacia mbështetëse e madhe e Kosovës

04 gusht 2024 | 16:14

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në Kroaci me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviq.

Osmani e falënderoi Milanoviqin për ftesën.

Ajo potencoi mbështetjen e madhe që Kroacia ia ka dhënë Kosovës ndër vite.

E para e shtetit të Kosovës dhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu, do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka.

“Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja tajvaneze Lin Yu-ting, u bë boksierja e dytë në…