Osmani e Hoti nuk flasin as në Epopenë e UÇK-së (Video)
05 mars 2021
| 21:11
Në Kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet u mbajt manifestimi qendror për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aty morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Por, krerët institucionalë e vazhduan raportin e ftohtë që kanë mes vete, njofton Klan Kosova.
Ata nuk u përshëndetën mes vete e as nuk u panë duke ndërruar ndonjë muhabet gjatë ceremonisë.
Megjithatë, të gjithë çmuan lartë sakrificën e familjes Jashari për liri dhe lëvduan punën e deritashme të FSK-së.