Osmani e Hovenier diskutojnë për zhvillimet në vend

10 gusht 2023 | 21:46

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e ShBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina ukrainase njoftoi këtë të enjte krijimin e një korridori…