Osmani e Kurti përulen para veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë kujtuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.
Në 40-vjetorin e rënies së tyre, ata kanë vendosur kurora lulesh në varret e tyre.
Presidentja Osmani, në profilin e saj në “Facebook”, ka shkruar se dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre është ndalur dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë u vranë nga UDB-ja e Serbisë. “Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane. Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme”, ka shkruar Osmani.