Osmani e njofton kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje në samitin e Granadas me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Osmani ka thënë se e ka informuar kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovës dhe për rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Në takimin tim me kryeministren Kaja Kallas dje në Granada e informova për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse. Falënderoj Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
In my meeting with Prime Minister @kajakallas in Granada yesterday, I informed her of the security situation in Kosovo and the importance of holding Serbia accountable.
I thank Estonia for its enduring support to our country and for peace and security in our region. 🇽🇰🇪🇪 pic.twitter.com/0Kn8uFV3da
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 6, 2023