Osmani e njofton Tony Blairin me djalin e heroit Afrim Bunajku
10 qershor 2024
| 15:47
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë, si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës.
Ai jashtë oborrit të Kuvendit është mirëpritur edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës, të cilët i uruan mirëseardhje.
Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.
Presidentja më pas e ka njoftuar djalin e heroit Bunjaku me Tony Blairin.