Osmani e pranon skulpturën e Ibrahim Rugovës në Presidencë

02 dhjetor 2024 | 11:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e ditëlindjes së presidentit, Ibrahim Rugova, ka pranuar skulpturën e presidentit Ibrahim Rugova për Presidencën e Republikës së Kosovës.

“Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Postimi i plotë i Osmanit:

Në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur – Dr. Ibrahim Rugova, ati ynë themeltar dhe presidenti historik, i cili sot shënon 80-vjetorin e lindjes.

Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi.

Me urtësinë, me vizionin e një burrështetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!

Falënderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiti, ka njoftuar se…