Osmani e pyet IKShPK-në se a mund të mbahet seanca për rrëzimin e qeverisë, Kryesia mblidhet nesër
23 mars 2020
| 14:35
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është në pritje të opinion profesional nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nëse Kuvendi mund ta mbajë seancën, të cilën e ka kërkuar LDK-ja për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Pavarësisht kësaj, ajo e ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të diskutohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të cilin e ka iniciuar LDK-ja.
Këtë e ka konfirmuar për “Express” këshilltari i kryeparlamentares, Faton Peci.
“Është kërkuar opinion profesional nga IKSHPK-ja, ndërkaq mbledhja e kryesisë, ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, ka thënë ai.