Osmani e quan moment historik për Kosovën nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim në BE
14 dhjetor 2022
| 13:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur moment historik nënshkrimin e aplikimit për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian (BE).
Osmani ka thënë se Kosova është duke ecur drejt jetësimit të ëndrrës se atyre që janë flijuar për liri.
“Moment historik. Drejt jetësimit të ëndrrës së atyre që u flijuan për liri, pavarësi e demokraci, e përmbushjes së ambicies sonë të përbashkët e të patjetërsueshme për integrim në Bashkimin Evropian. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.