Osmani e shqetësuar me paraqitjen e rasteve të reja me Covid-19

15 maj 2020 | 14:31

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e shqetësuar me rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në vend.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të respektohen të gjitha masat dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas saj, asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë.

Postimi i plotë i Osmanit:

Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me coronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij. Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë.

Andaj, duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve!

Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë.

(M.K:Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milaim Ahmeti (Në përkujtim të jetës dhe veprës të…