Osmani e takon brenda 24 orëve dy herë Lajçakun që u akuzua nga Kurti se po punon për Serbinë

20 shtator 2023 | 19:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka njoftuar se në New York, e ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo tregoi se me diplomatin sllovak – i cili u akuzua nga Kurti se ai po ia mban anën Beogradit dhe se është i njëanshëm – diskutuan për zhvillimet e fundit në dialog.

“Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

“Theksova se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, shtoi Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken e nisi fjalën e…