Osmani e ‘thumbon’ Kurtin: Vënia në rrezik e aleancave apo luajtja bixhoz me to cenon mbrojtjen e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mirëmbajtjen e aleancave dhe respektimin e aleatëve të Kosovës.
Në fjalimin e saj vjetër, ajo e ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, i cili është kritikuar nga aleatët e Kosovës për veprime të njëanshme.
Para deputetëve, shefja e shtetit ka vlerësuar se forca e Kosovës qëndron të aleancat.
“Forca e jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona. Aleanca mes shteteve janë më të mëdha e me të fuqishme sesa cilido prej nesh si politikan apo cilado palë zgjedhjes. Ato janë gurthemel i sukseseve tona dhe investim i një të ardhme ku Kosova do të jetë anëtar e barabartë në mes kombeve të lira”, ka thënë Osmani.
Ajo ka bërë me dije se vënia në rrezik e aleancave apo lutja bixhoz me to cenon vet mbrojtjen e Republikës së Kosovës.
“Aleancat janë këtu për na të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, lutja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë. Shihni deklaratat e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kalojnë me aleatë, sepse nuk mund të ia dalin vetëm. Prandaj, asnjëherë nuk e kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin i emrit të tyre për të fituar pushtet. Asnjë njëra e as tjera nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi, duhet shumë punë e shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleatëve bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t`i çoi interesat e Kosovës përpara”, ka thënë Osmani.
Në adresimin e saj, Osmani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës edhe për çështjen e Asociacionit.
Ajo ka thënë se është dashur të dëgjohej zëri i saj kur ka kërkua që të hartohet statuti i Asociacionit.
“Më duhet të theksoj me keqardhje, se propozimet që shpesh kam bërë për këtë proces, shpesh janë ballafaquar me një sër dezinformatash e sulmeve të ulëta që nuk i kanë hije askujt në Kosovë. Për të qenë më e qartë, kur kam propozuar që drafti i Asociacionit të fillohet të diskutohet, të diskutohet, me ShBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet në dorë as Lajçakut e e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar asnjëherë që kam kërkuar themelim të Asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetës e Amerikës, se sa byrokratëve nga shtetet mosnjohëse”, ka thënë ajo, duke shtuar se për këtë propozim ishte goditur në mënyrë të ulët.
“Ky propozim ishte goditur në mënyrën më të uëlt me lloj lloj shpifje se kam shitur interesat e vendit, e ku jemi sot, jemi në momentin ku po kërkohen e njëjta, që draftin ta hartojmë ne, por siç dihet, vendimet e duhura të merren në momentin e duhur. Njëlloj po bëhet sot me lloj lloj shpifje të ulëta se kinse presidentja paska kërkuar nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes. Ajo çfarë kam thënë është qartë, që zbatimi ka kuptim vetëm e vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe kur njëra tërhiqet sipas të drejtës ndërkombëtare, tjetra s’ka obligim ligjor ta zbatojë.”, është shprehur Osmani.
Ajo ka kritikuar sjelljen e Serbisë në këtë proces.
“Si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do ta zbatojë pjesën e saj, që jam e bindur se nuk e zbatojnë edhe nëse e nënshkruajnë, atëherë besoj që do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare të nënshkruara që përfshijnë anëtarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.