Osmani e uron Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE
15 tetor 2024
| 13:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE.
Ajo ka theksuar se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike të rajonit duhet të vazhdojnë të bëjnë përparim në rrugën evropiane që është thelbësore për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, jo vetëm për rajonin, por gjithë Evropën.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.