Osmani: Edhe banorë të fshatrave që kanë burim tjetër të furnizimit me ujë janë helmuar, rasti të trajtohet me urgjencë

13 korrik 2021 | 16:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar të martën Komunën e Deçanit, ku mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit.

Ajo ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë.

“Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e  që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit“, ka thënë ajo.

Më tutje, Osmani ka thënë se institucionet do të bashkëpunojnë çdo ditë me institucionet lokale që kjo gjendje të tejkalohet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar…