Osmani: Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë!

24 mars 2025 | 12:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Me këtë rast, ajo ka thënë se Epopeja e Dukagjinit ka qenë flakadan i lirisë.

Më tutje, Osmani ka thënë se “Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë”.

“Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë! Në këtë përvjetor të lavdishëm, ishim në Gllogjan që të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Dukagjinit, një nga momentet më të ndritura të luftës sonë për liri. Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë. Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës. Në Kosovën e pavarur dhe sovrane, amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme. Liria është trashëgimia e tyre,  e përgjegjësia jonë! Lavdi dëshmorëve të kombit!  Nderim i përhershëm UÇK-së!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës…