Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.
Sipas saj, NATO dhe ushtria e Kosovës do t’i parandalojnë skenarët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ajo në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List” ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Kroacisë.
“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si presidente, unë jam aktivisht i përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka folur edhe për bisedimet me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit.
Presidentja e Kosovës njëherësh k hedhur poshtë çdo mendim për ndarjen e Kosovës, duke shtuar se do të hapte kutinë e pandorës.