Osmani: Është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë
Zv/kryeministri Bujar Osmani ka bërë të ditur sot se është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, raporton SHENJA.
“Sot është shpallur tenderi për ndërtimin e pjesës së parë, prej dy kilometra. Kjo do të ndërtohet me para të Ndërmarrjes për Rrugë. Nëse gjithçka shkon në rregull besoj se do të fillojnë punë ndërtimore para vitit të ri. Derisa ndërtohet kjo pjesë përfundojnë përgatitjet e punës për pjesën tjetër të trasesë”, ka thënë zv/kryeministri Bujar Osmani.
Osmani bëri të ditur se nga aplikimi i parë për fonde për këtë projekt i kanë fituar 1.3 milion euro, sa i përket dizajnit të këtij projekti, mjetet nga aplikimi i dytë janë grante prej 28 milionë eurove edhe për pjesën kryesore gjegjësisht pjesën e tretë, presin të marrin edhe mjete shtesë. Mirëpo për vlerën finale, të projektin do të dihet vetëm pas përfundimit të projektit.
Ata madje as nuk dhanë ndonjë afat konkret se kur do të finalizohet ky projekt, duke pasur parasysh se Republika e Kosovës tashmë disa muaj e kë lëshuar në përdorim pjesën e saj të këtij projekti, gjegjësisht rruga Prishtinë-Bllacë.\aktuale.mk\