Osmani fajëson bandat kriminale, Vuçiqi do tërheqjen e kryetarëve
01 qershor 2023
| 16:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë akuzuar njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.
Osmani ka fajësuar “bandat kriminale” serbe për dhunën atje, ndërsa Vuçiqi ka thënë se zgjidhje e krizës do të ishte tërheqja e kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe, raporton “Rel”.
Osmani dhe Vuçiq kanë marrë pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.