Osmani falënderon liderët botërorë që e uruan për 13-vjetorin e pavarësisë
19 shkurt 2021
| 13:31
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar falënderime liderëve të ndryshëm botërorë, të cilët e kanë uruar me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.
Osmani fillimisht ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeta II, pastaj presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, mbretin e Belgjikës, King Philippe si dhe presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.