Osmani falënderon presidenten e PE-së për mbajtjen e premtimit për heqjen e vizave
19 prill 2023
| 16:38
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas liberalizimit të vizave për Kosovën.
Osmani e ka falënderuar Metsolan “për mbështetjen e palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”.
Kujtojmë se të mërkurën është nënshkruar edhe vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.