Osmani falënderon ShBA-të për vaksinat: Miku i mirë shihet në ditë të vështira
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër Covid-19.
Në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka thënë vaksinimi është shansi më i sigurt për të triumfuar ndaj pandemisë.
Duke e falënderuar ShBA-në për këtë donacion, ajo ka thënë se miku i mirë shihet në ditë të vështira.
“Falënderojmë SHBA-të për ndihmën në luftën kundër COVID-19. Urgjentisht do të vijnë edhe kontingjente me vaksina të tjera nga 500 mijë sosh. Ky donacion është përtej numrave, paraqet solidaritet dhe rikonfirmon miqësinë e fortë mes Kosovës dhe ShBA-së. Ky veprim është vula e asaj që përdoret në gjuhën popullore, “Miku i mirë shihet në ditë të vështirë”. Faleminderit”, ka thënë Osmani.