Osmani: Familja Jashari, simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri

17 shkurt 2021 | 11:04

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se familja Jashari është simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri.

Osmani gjatë homazheve në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, ka theksuar se sot e kanë nderuar vendin që është ikonë e lirisë.

“Ju falënderojmë të gjithë për prezencën që bashkërisht erdhëm ta nderojmë vendin që është ikonë e lirë kur prehen komandanti legjendar Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari, të cilët janë simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri”.

“Këtu është vendi ku çdo ditë duhet t’ia përkujtojmë vetes dhe botës se këtu gjendet dëshmia e gjenocidit serb që ka përfunduar në Kosovës, dëshmia e Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar dhe dëshmia më e fuqishme e atdhedashurisë dhe sakrificës për komb dhe liri”.

“Në këtë përvjetor duhet të përulemi para veprës së heroizmit të komandantit të UÇK-së, dhe të gjithë dëshmorëve që janë dhënë jetën për liri si dhe të gjitha viktimave civile që ranë për lirinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se familja…