Osmani flet në Danimarkë për përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj institucioneve euroatlantike
14 maj 2024
| 15:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se është takuar të martën me Anders Fogh Rasmussen, kryetar i “Rasmussen Global”, e cila është firmë ndërkombëtare për konsulencë politike.
Ajo ka theksuar se ka falënderuar atë për ftesën që i ka bërë për t’u bashkuar në samitin CDS2024 në Kopenhagë të Danimarkës.
“Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe”.
“Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani në “X”.