Osmani ftohet nga Macroni në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame ku merr pjesë edhe Trumpi

06 dhjetor 2024 | 16:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.

Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée , në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.

Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të ShBA-së, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Katedralja e Notre Dame, monument 850-vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në Sarajevë është takuar me zëvendëspresidentin e…