Osmani fton në takim partitë politike, pritet të caktohet data e zgjedhjeve në komunat veriore

11 nëntor 2022 | 13:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për të hënën në takim partitë politike.

Ftesa e saj ka të bëjë me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre”.

“Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore”, ka njoftuar presidenca.

Njoftimi i plotë i presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.

Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor Vendos Krasniqi Oda shqiptare ishte gjenezë, universitet i vogël,…