Osmani fton presidentin Gjukanoviq ta vizitojë Kosovën

15 maj 2021 | 11:27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar homologun e saj malazes Milo Gjukanoviq të vijë në Kosovë.

Milo Gjukanoviq ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.

“Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo afër Kranj”, ka shkruar në “Twiter”.


Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova ndajnë aspiratën e përbashkët për fqinjësi të mirë dhe për stabilitet të rajonit që shkon në të mirë të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomatja kosovare, Alma Lama, ka këshilluar ministrinë e Punëve të…