Osmani: Gabim historik për vendin nëse nuk bëhet marrëveshja LV-LDK

03 janar 2020 | 11:56

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot nuk do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për shkak të mungesës së deputetëve derisa paralajmëroi se një mbledhje e tillë do të mbahet të hënën.

Osmani tha se në mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e 26 dhjetorit. Pas qëndrimit të kryesisë, LDK-ja do të dalë me qëndrime të reja dhe të shikohet se si do të vazhdohet tutje.

“Pas zhvillimeve të 26 dhjetorit ka qenë nevoja që organet e LDK-së të mblidhen edhe njëherë. Këto takime kanë qenë të parapara për të premten, por janë shtyer për të hënën për shkak të arsyeve teknike dhe një numër i deputetëve që janë në Kosovë. Të hënë do të diskutojmë këto rrethana të reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe deputetëve të cilët kanë marrë legjitimitetin qytetarë. Pasi t’i dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje”, ka thënë Osmani, raporton Ekonomia Online.

Ajo e ka quajtur gabim historik për vendin nëse nuk bëhet marrëveshja LV-LDK.

“Nuk mund të flas se cili do të jetë qëndrimi i ri, por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen. Si bartëse e listës së LDK-së dhe përfaqësuese e votuesve e kamë për detyrë që ta dërgojë vullnetin e qytetarëve deri në fund dhe do të insistojë deri në fund”.

Osmani theksoi se nuk ka pasur takime ndërmjet LV-së dhe LDK-së këto ditë.

“Nuk janë takuar pas takimit të së hënës, pasi t;i përcaktojmë qëndrimet tona atëherë do të ketë takime të reja dhe do të shohim se si do të procedohet. Nuk dua të paragjykojë, e rëndësishme është që marrëveshja të arrihet dhe nuk kam mirëkuptim ndaj kujtdo që krijon pengesa ndaj vullnetit qytetarë. Të krijohet besimi dhe të krijojmë një atmosferë më të mirë të komunikimit dhe bashkëpunimit që t;i hapet rrugë marrëveshja”, ka deklaruar  Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zoran Zaev mëngjesin e sotëm ka bërë me dije se…