Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

24 shtator 2024 | 20:35

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ishte pjesë e diskutimit me temën “Gratë në vijë të parë”, të organizuar nga “Clinton Global Initiative”.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka përmendur se “Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës”.

“si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në New York po mbahet sesioni i 79-të i Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë…