Osmani: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve, gjatë luftës dhe shtetndërtimit
22 shtator 2023
| 10:29
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të ShBA-së, në Kombet e Bashkuara ka folur në emër të Republikës së Kosovës për rolin e grave në procese të paqes dhe sigurisë.
Osmani gjatë fjalimit të saj, ka theksuat se gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve, si në kohë të luftës, ashtu edhe gjatë shtetndërtimit.
“Me ftesë të ShBA-së, isha e nderuar që në Kombet e Bashkuara të flas në emër të Republikës së Kosovës për rolin e grave në procese të paqes dhe sigurisë. Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve, si në kohë të luftës, ashtu edhe gjatë shtetndërtimit”, ka thënë ajo.