Osmani: Heqja e menjëhershme e tarifës ndaj ShBA-së ishte mundësi e jashtëzakonshme që s’u shfrytëzua

14 prill 2025 | 13:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar kundërpërgjigjen e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas kërkesës së saj për ta hequr tarifën ndaj mallrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Dëm i madh për Kosovën”, e ka quajtur Osmanin përgjigjen e Muratit, duke shtuar se Kosova e pati një momentum të jashtëzakonshëm që ta fuqizonte aleancën me Amerikën, në një moment kur, sipas saj, për Amerikën ka qenë esenciale se kush është shteti i parë qe del me një propozim të tillë.

“E dëmton Kosovën dhe e ka dëmtuar interesin e Republikës së Kosovës jashtë mase për shkak se atë propozim që unë e kam bërë brenda kompetencave të mija kushtetuese dhe nëpërmjet shkëmbimit të letrave sepse komunikimi në ‘Twitter’ nuk ka qenë me qeverinë tonë por me institucionet amerikane pas këshillave dhe konsultimeve që i kam bërë me shumë miq dhe aleatë në ShBA. Ajo përgjigje ishte një dëm i madh për Kosovën, sepse Kosova e pat një momentum të jashtëzakonshëm që ta fuqizonte aleancën me Amerikën, në një moment kur për Amerikën ka qenë esenciale se kush është shteti i parë qe del me një propozim të tillë. Dhe unë kam qenë presidentja e shtetit të parë që kam dalë me atë propozim dhe ka qenë me rëndësi të dalim ne të parët”, ka thënë Osmani në një intervistë për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë…