Osmani homazhe te varri i Rugovës, thotë se do të japë maksimumin për unfikimin e skenës politike

06 nëntor 2020 | 10:25

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe të varrii i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Meqë tani ushtron detyrën e njëjtë me ish-presidentin e ndjerë, Osmani ka thënë se nga kjo pozitë shkoi për ta nderuar veprën e Rugovës dhe kontributin e tij për unifikimin e shqiptarëve kur kauzë ishte liria e vendit.

“Rugova ishte njeriu që nëpërmjet një politike të pashembullt arriti t’i bashkojë shqiptarët për një kauzë të përbashkët. Ai u sigurua që bota ta merr vesh, jo vetëm ku është Kosova, por edhe që ta marrë vesh për çdo krim që Serbia kreu në Kosovë. Prandaj, edhe jemi këtu për ta nderuar atë punë dhe sakrificë të tij”, ka thënë Osmani.

Ndërsa për rolin e saj të ri në unifikimin e një skene politike të përçarë, Osmani ka thënë se do të japë maksimumin, por se të njëjtën kërkon edhe nga secila parti politike.

“Kjo është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese e imja, por është përgjegjësi edhe e partive politike që të unifikohen, sepse besoj që qytetarët nuk do ta falin askënd që në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim njëzëri, të bëhemi peng i politikave dhe dallimeve ditore”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke…