Osmani: Hotit nuk i besojnë as bashkëpartiakët e tij

10 shkurt 2021 | 08:30

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti e as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit derisa ka thënë se atij nuk i beson askush, e as bashkëpartiakët e tij.

“As z. Kurti dhe as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Kanë pasur dallime me një ambasador ose të deleguar lidhur me një çështje substanciale që ka qenë shtylla themelore e programit tonë të përbashkët e gjë për të cilën edhe unë si kandidate për kryeministre atëherë, edhe z. Hoti edhe të tjerët në LDK kemi dalë dhe jemi zotuar para qytetarëve, ka qenë reciprociteti”, shtoi Osmani në KTV.

Ajo ka theksuar se ka qenë rast i paprecedent ajo që ka bërë Hoti me propozimin që t’i ndërrohet emri Liqenit të Ujmanit me atë “Liqeni Trump”, pasi sipas saj, Hoti është implikuar në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Gjatë fushatës elektorale, kandidati për kryeministër nga LDK-ja dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ka riparuar marrëdhëniet me SHBA-të, duke akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të këtyre raporteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Los Blancos” fituan ndeshjen e tyre ndaj Getafes në kuadër…