Osmani i adresohet sot Kuvendit të Kosovës
21 nëntor 2024
| 08:45
Kuvendi i Kosovës ditën e sotme do të mbajë seancë plenare.
Presidentja e Republikës së Kosovës do t’u drejtohet deputetëve në Kuvend në ora 09:30.
Me aktin më të lartë juridik të shtetit është e përcaktuar që sё paku një herë në vit kreu i shtetit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj.
Pas adresimit të Osmanit, do të nis seanca plenare me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës.
Në rend dite ka “Shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025″.