Osmani i bashkohet fushatës kundër dhunës në familje (Video)

17 prill 2020 | 16:03

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, i është bashkuar fushatës së UN Women kundër dhunës në familje.

“Me shpejtësinë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit po përhapet edhe pandemia e dhunës në familje në Kosovë dhe botë. Viktimë e kësaj dhune mund të jetë nëna, motra apo shoqja jote më e mirë”.

“Dhuna në familje nuk njeh moshë, status financiar apo nivel të arsimit. Mund të jetë çdokund”.

“Dhuna mbijeton vetëm atëherë kur ne heshtim, andaj kjo periudhë izolimi nuk duhet kurrsesi të izoloj zërin tënd. Parandalimi i dhunës në familje fillon nga ti”, është thënë në mesazhin e Osmanit.

https://www.facebook.com/unwomenkosovo/videos/534640657239708/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë që ka therur të paktën tre valltare spanjolle…