Osmani: I dhamë fund Qeverisë me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës
22 gusht 2019
| 11:38
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot i është dhënë fund Qeverisë e cila sipas saj kishte skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.
“Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtë, por me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës. Sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaçkitës. Nga tetori, po vjen koha e mirëqeverisjes”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/