Osmani i kërkon ndihmë Pahorit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj slloven, Borut Pahor, i ka kërkuar ndihmë atij për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe për liberalizim e vizave.
Osmani i kërkoi Pahorit edhe një shtytje të fundit për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Gjersa po i afrohemi finalizimit të procesit të gjatë e të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën, dua t’iu falënderojë për përkushtimin tuaj dhe t’iu kërkojë edhe një herë që t’i jepni një shtytje të fundit këtij procesi në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi ta vizitojnë vendin tuaj të bukur por edhe të gjithë Evropën”, është shprehur Osmani gjatë një konference për medie në Prishtinë.
Tutje, e para e shtetit i kërkoi përkrahje Sllovenisë edhe në anëtarësimin në BE e në NATO, teksa shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këto struktura mbeten përkushtim i paluhatur i institucioneve të vendit.
“Dyert e BE-së dhe NATO-s jo vetëm që duhet të jenë të hapura që vërtetë i përfaqësojnë dhe frymojnë vlerat mbi të cilat është e ndërtuar Aleanca Veri-atlantike por është koha e fundit që të kuptohet qartë se anëtarësimi në këto struktura është garanci e duhur për paqe, siguri dhe zhvillim në kontinentin tonë e përtej”, është shprehur Osmani.
Pahor në Prishtinë: Të mbahen premtimet, të hiqen vizat për Kosovën