Osmani i përgjigjet Stoltenbergut, thotë se marrëveshja e vitit 2013 vlen për FSK-në

07 shtator 2023 | 16:04

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës.

Kështu tha Osmani gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruskel.

Osmani tha se si presidente insiston që bashkëpunimi me aleatët e Kosovës duhet të vazhdojë për gjithë territorin e Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm FSK-ja. Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada. Dje e festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës dhe që është forca më profesionale dhe shumë etnike. Si parim i koordinimit, si presidente insistojë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë jo vetëm për veriun, pasi kemi jugë, lindje e perëndim..Duhet të punojmë me aleatët tanë për secilin centimetër të territorit për gjithë rajonin…”, ka thënë Osmani.

Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Femrave pritet të jetë shumë interesante në këtë…