Osmani i përgjigjet Veliut, e quan shpifës e shantazhues
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të koronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.
“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim”, ka shkruar Osmani, duke iu përgjigjur kështu akuzave të Agim Veliut, edhe pse në këtë status nuk ia ka përmendur emrin.
Ky reagim i Osmanit vjen pas akuzave që i bëri sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, të cilën ai e quajti edhe përkthyese të Thaçit.
Gjithashtu Veliu tha se Osmani asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj.
Veliu e ka akuzuar Osmanin edhe për përkrahjen që po i jep LV-së.
/Epoka e re/