Osmani i reagon ashpër Vuçiqit, e quan ministër të Millosheviqit
14 prill 2022
| 13:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i ka quajtur “miza”.
Osmani ka thënë se nuk befasohet nga gjuha e ministrit të Sllobodan Millosheviqit.
“Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e ministrit të Millosheviqit. Ai edhe në vitin 2022 po e dëshmon regjimin e shekullit të kaluar. Një njeri që vazhdon mendësinë e Millosheviqit, nuk mund të presim se mund të flasë me një mendësi të argumentuar”, ka thënë Osmani për “Klan Kosovën”.