Osmani i shkruan letër Bidenit: Kosova meriton të anëtarësohet në NATO

17 mars 2022 | 11:44

Presidentja Vjosa Osmani nëpërmjet një letre ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për urimin që i ka bërë Kosovës me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë.

Osmani ka thënë se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të rrënjosura në vlerat e përbashkëta demokratike dhe një përkushtim për promovimin e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme.

Më tutje, Osmani ka vlerësuar se ShBA-ja çdoherë mund të llogarisë në miqësinë e Kosovës, teksa ka kërkuar edhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

“Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë synimi ynë, por sot në dritën e ngjarjeve të paprecedentë në kontinentin evropian  është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare. Evropa po përballet me kohërat më të errëta dhe më të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërsa ne ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë imperativ. Argumentet që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO shpërfillin imperativat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk i shërbejnë interesit të botës së lirë demokratike, e cila është nën rrethimin në rritje nga tendencat autoritare dhe politikat e tyre agresive”, është thënë në letrën të cilën Osmani ia ka dërguar presidentit amerikan.

Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova e ka dëshmuar vazhdimisht se si dhe pse e meriton anëtarësimin në NATO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin…